Tre skuadra rumune në rrugën e mundshme europiane të tre skuadrave shqiptare fanellën e të cilave e ka veshur Elis Bakaj që si për ironi, ka përshkruar një rrugë të suksesshme edhe në Rumani. I
sh-lojtari i Tiranës, Parizanit dhe Vllaznisë, aktualisht rezident në Bukuresht, analizon kundërshtarët e mundshëm të skuadrave shqiptare duke u ndalur fillimisht te CFR Cluj, kampionia e Rumanisë që mund të kryqësohet me Tiranën në raundin e dytë të UEFA Champions League.
Ai ka folur edhe per kundershtarin e kuqebluve, Universitatean e Krojoves per te cilen eshte shprehur: “Vllaznia nuk e ka aspak te lehte. Skuadwr interesante edhe Universitatea e Craiovës.
“Vitin e kaluar askush këtu në Rumani nuk besonte se Laçi do e kalonte turin. Por ja që e kaloi, edhe sot e kësaj dite këtu flasin për ekipin e Laçit: si ka mundësi! Unë them se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që shanset janë aty, Craiova nuk ka shumë lojtarë të rinj, ka ndërruar edhe trajnerin kohët e fundit”.
Në fund Bakaj bën një parashikim, sigurisht sportive për mudnësitë reale që kanë për të kaluar skuadrat shqiptare nga ky raund ferri. “Shikoj që çdo ekip ka shanse. Në futbollin e sotëm nuk ka më diferenca, plus që ekipet shqiptare në vitet e fundit kanë treguar se mund të kalojnë ture.
Mendoj se çdo ekip ka mundësitë e veta, thjesht duhet ta marrin seriozisht, të mos mendojnë për turin e dytë kur kanë turin e parë për të kaluar. Uroj sa më shumë suksese të gjitha ekipeve shqiptare, të kalojnë sa më shumë ture, përse jo të mos arrijnë në grupet e Conference League apo Europa League”, ka përfunduar Bakaj.