Dinamo ka postuar së fundmi në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë lajmin për vendosjen e trajnerit Nevil Dede në krye të skuadrës. Dede mori drejtimin e Erzenit në Kategorinë e Parë sezonin e fundit, ku arriti të sigurojë Superioren, megjithatë përzgjedhja e trajnerit të ri është hedhur poshtë nga dinamovitët.
Pas largimit të Vanolit, puna për timonierin e ri po vazhdon dhe klubi përcjell se ndodhet në bisedime. Tashmë mbetet për t’u parë cila do jetë lëvizja e radhës.
“FC Dinamo dëshiron t’iu bëjë me dije se është ende në bisedime për përzgjedhjen e trajnerit të ri dhe lajmi i përhapur nga disa media që lidhin trajnerë te ndryshëm me klubin blu, nuk janë të vërteta.
FC Dinamo do të komunikojë nëpërmjet kanaleve të saja në lidhje me çdo lajm që del nga klubi blu”, shkruan Dinamo. Po kush do te jete trajneri i ri i saj? Nje dileme qe pret pergjigje, per te mbyllur natyrisht edhe thashethemet e shumta qe kane dale per te.