Trajneri i portiereve të kombëtares femra, Elis Legata ka folur së fundmi për Vllazninë dhe fitoren e fundit kundër Kastriotit.

Ish-pjesëtari i stafit të kuqebluve u shpreh se pikët kanë rëndësi, por loja është ajo që garanton më tepër, prandaj skuadra duhet të tregojë akoma më tepër pas pushimeve.

Legata tha: “Fitorja kundër Kastriotit patjetër që gëzon, por vetëm për pikët. Mund të arrish të fitosh 2-3 ndeshje me lojë jo të mirë.

Por është loja e mirë ajo që garanton vazhdimësinë dhe që siguron për pikë në të ardhmen. Ekipi duhet të tregojë më tepër, pasi Vllaznia sipas meje ka një nga ekipet më cilësore në kampionat.

Besoj se ky pushim do jetë pozitiv që ekipi të qetësohet ndoshta disi. Apo edhe të rikuperojë ndonjë lojtar që ka munguar së fundmi për shkaqe dëmtimesh”.

Endri ÇINARI