Vllaznia duket se ka qenë me fat. Një nga lojtaret më të mira të Shqipërisë dhe njëkohësisht edhe kapitenia e ekipit të Tiranës, pas shkrirjes së këtij ekipi nuk ka shkuar askund tjetër dhe në fund është bindur nga oferta e trajnerit Bledar Gjeçaj për të qenë pjesë e ekipit shkodran.
Gjatë prezantimit të djeshëm Bujari është shprehur e kënaqur me zgjedhjen e bërë për vazhdimin e karrierës tashmë në “Qazim Dervishi” duke lëvizur për herë të parë nga kryeqyteti për një skuadër tjetër.
“Kënaqësi që erdha për të luajtur në Shkodër. Kjo është lëvizja ime e parë që bëj në karrierën time sepse gjithë jetën kam luajtur për Tiranën. Kisha disa kërkesa dhe nuk u nxitova që të vendosja por në fund vendosa me shumë kënaqësi të jem pjesë e Vllaznisë.
Së pari, në shenjë respekti edhe për profesor Bledarin sepse kam parë punën e tij që ka bërë me vajzat e reja dhe mënyrën si ai e koncepton basketbollin sepse është shumë i apasionuar pas kësaj loje, gjë që e kam edhe unë.
Vij këtu në Shkodër pas një eksperience të gjatë në kampionatin shqiptar e po ashtu edhe tek ekipi kombëtar si kapitene e po ashtu edhe tek Tirana. Uroj që besimin e profesorit tek unë të mos e zhgënjej”
Bujari eshte prezantuar dje bashke me basketbollisten serbe Milica Daboviç si dy lojtaret me te reja te Vllaznise dhe pritet te jene ne fushe qe diten e shtune ne perballjen me Studentin qe do te luhet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
© shkodrasport.com