Lazio vijon fushatën e transferimeve, duke afruar në kryeqytet shtatë futbollistë, por në këtë pikë të merkatos tashmë janë të detyruar të shesin, pasi trajneri Sarri kërkon edhe një anësor të majtë.

Kështu, sipas Corriere Dello Sport, Elseid Hysaj është i sakrifikuari i parë, pasi anësori kuqezi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Sarri. Kjo në fakt u pa qartë edhe sezonin e fundit.

Problemi është se për Hysaj nuk ka shumë oferta. Më saktë, vetëm Valencia ka shfaqur interesim, por klubi spanjoll ka vështirësi ekonomike, teksa deri në këto momente që flasim nuk kanë paraqitur një ofertë konkrete.

Lazio është gati ta lërë të lirë Hysaj edhe falas në mënyrë që të lirohet nga paga e tij. Fundja, Tare e mori nga Napoli pa shpenzuar asnjë qindarkë.

Sarri kërkon në kryeqytet mbrojtësin e majtë italian Emerson, por më parë duhet larguar një futbollist, detaje këto që mund të sjellin një bashkim të Hysaj me ish-trajnerin e tij, Gennaro Gattuso.

Maringlen ZHIVANI