Merkato e janarit pritet e zjarrtë për Elseid Hysaj. Shkodrani do të largohet nga Napoli pas disa (2015) sezonesh edhe pse së fundmi është duke luajtur titullar me Gatusson në stol.

Calcionapoli 24 bën me dije se shqiptari do të mbetet në Serie A, duke u bashkuar me Romën.

Agjenti i mbrojtësit ka kërkuar rinovim me rritje page për lojtarin shqiptar, gjë që nuk është marrë parasysh nga klubi i kaltër.

Në drejtim të Hysaj edhe më herët ka pasur zëra për largim, teksa janari pritet të jetë konkret për shkodranin, kontrata e të cilit me Napolin skadon në verën e 2021./newsport/