Lacio arriti të fitojë me shifrat 4-2 ndaj Feynord në Europa League.

Ulja në stol duket se i ka bërë mirë Hysajt që u transformua në këtë takim.

Mbrojtësi shkodran u rikthye pas shumë kohësh në rolin e tij natyral, mbrojtës i djathtë.

Ndërhyrja të pameta në mbrojtje dhe ndihmë e vazhdueshme për sulmin, sipas mediave italiane Hysaj zhvilloi një prej ndeshjeve më të mira te Lacio, teksa po afrojnë ndeshjet e Kombëtares.