Situatë e veçantë për Elseid Hysajn, i cili me siguri nuk e kiste menduar se transferimi i tij larg Napolit do të kishte qenë aq i komplikuar kur në fillimin e qershorit, nga grumbullimi i kombëtares, deklaroi se kishte marrë vendimin për të lënë napolitanët.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare asokohe dukej i bindur se do të ndryshonte shpejt ekip, në një periudhë kur flitej për klubet më të mëdha në Itali e Europë që ishin vënë pas tij.

Por pak nga pak prioritetet ndryshuan dhe tashmë ajo që dukej si nj listë e gjatë me klube që e kërkonin, është kufizuar në një listë shumë të kufizuar, që sheh Shalken e deri diku Atletiko Madrid të gatshme për të hyrë në negociata për kartonin e tij. Në këto rrethanë, Hysaj është detyruar të rishfaqet përsëri në klub me mbylljen e pushimeve të verës për të evituar sanskione.

Sot lojtari i është bashkuar Napolit në stërvitje, duke zhvilluar seancën e parë dhe testimet e detyrueshme fizike. Trajneri Ançeloti kishte deklaruar pak ditë më parë se nuk dëshironte të largonte asnjë prej mbrojtësve të krahut nëse nuk e kërkonin vetë lojtarët.

Në rastin e Hysajt, futbollisti kërkon të largohet, por për momentin, ofertat nuk kënaqin klubin, ndaj ai është i detyruar që të fillojë sezonin si pjesë e napolitanëve, në pritje që ta lënë të largohet i lirë. /vipsport/