Ditën e sotme është luajtur supersfida mes Romës dhe Napolit, ndeshje kjo që përfundoi me fitoren e napoletanëve me rezultatin e thellë 1 me 4. Nga krahu tjetër kryeqytetasit me disfatën që pësuan, vështirësojnë edhe më shumë objektivat e tyre sezonal, teksa me ardhjen në pankinë të italianit Klaudio Ranieri, për Romën është humbja e dytë rradhazi në kampionat.

Ajo çka mund të veçojmë në këtë ndeshje, është se legjionari i Kombëtares tonë ishte titullarë në këtë ndeshje duke mundur të tregojë një paraqitje tepër të mirë. Në prapavijën napoletane sot ishte një siguri më vete që mbante emrin e Elseid Hysajt, teksa nuk munguan edhe komentet nē drejtim të tij pas ndeshjes.

Çdo gjë po shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme për mbrojtësin shqiptar, deri në minutën e 68, ku pësoi një dëmtim. Ai u zëvendësua në këtë periudhë të sfidës nga Malkuit, pasi për mbrojtësin kuqezi u mendua si një dëmtim i rëndë.

Mesa duket pas përfundimit të ndeshjes lëndimi i Hysaj nuk ishte dhe aq i rëndë sa mendohej. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri i Napolit, Ançeloti, ku u shpreh se nuk është asgjë serioze për Hysajn dhe se kjo ndodhi pasi kishte marrë një lodhje dhe një ngarkesë tepër të madhe pas ndeshjeve me Shqipërinë.

“Nuk ka asgjë serioze për Hysajn. Thjeshtë ndieu shumë lodhjen që kishte marrë dhe prandaj u largua”, u shpreh Ançeloti në lidhje me zëvendësimin e Elseidit./Shqiperia.ch/