Ne ndeshjen e sotme Vllaznia- Beselidhja, ashtu si ne gjithe ndeshjet e tjera te kesaj jave, ka patur dy momente qe duhen veçuar edhe per ate se çfare ka ndodhur.

E para, perpara ndeshjes eshte mbajtur nje minute heshtje ne nderim te Ali Memes, ish- futbollistit te Tiranes por edhe te Vllaznise dhe te ekipit kombetar, i cili eshte ndare nga jeta ditet e fundit.

Se dyti, futbollistet e Vllaznise por edhe te Beselidhjes kane patur diçka te shkruar ne fytyrat e tyre. Ne te dy anet, kane patur te shkruar “Me ty”.

Gjithçka ne kuader te fushates qe Federata Shqiptare e Futbollit ka ndermarre per t’iu bashkohuar fushatës ndërgjegjësuese #METY kundër dhunës dhe abuzimit më të cilën përballen vajzat dhe gratë shqiptare.

Kjo fushatë është ndërmarrë nga organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” dhe Qendra për Veprim Social dhe Inovacion (KMOP), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.