Menaxheri i futbollit, Elton Marini e ka vlerësuar si pozitive “dritën jeshile” të ndezur nga qeveria për të rifilluar futbollin në Shqipëri.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, ish-sulmuesi i Partizanit, tha se futbollistët në Shqipëri lojtarët dhe klubet do të preken nga kriza financiare që ka pushtuar të gjithë Europën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Rifillimi i futbollit? “Është një lajm pozitiv vendimi i qeverisë për rifillimin e futbollit. Klubet mendojnë që kjo periudhë ka qenë relativisht e mirë për tu përgatitur por mund të sjellë dëmtim të mëdha të lojtarëve. Klubet mund të përballen me probleme financiare pasi rregullat e reja rritin kostot, por rifillimi është diçka e mirë pasi përcjell edhe një mesazh për rikthimin e aktiviteti normal.

Problematika e lojtarëve, pagat, kriza thellohet – Problematika në një vend të varfër si Shqipëria nuk mbarojnë kurrë, pandemia ka ndikuar shumë edhe në Shqipëri dhe vështirëson problematikat në vendet ku nuk ka ekonomi të fortë.

Pjesa e madhe nuk marrëveshje mes klubeve dhe lojtarëve dhe kjo është një problematike jo e vogël, FSHF është munduar me një fond të suportojë pagat minimale të futbollistëve. Shumë mund të thonë përse janë paga të larta të futbollistëve por ata e mbyllin karrierën shumë shpejt dhe nuk dalin në pension 60 vjeç.

Lojtarët janë të pakënaqur me atë që po ndodh momentalisht, sigurisht për shkak të problemeve financiare. Klubet shqiptare janë të detyruar të zgjasin marrëveshjet për zgjatjen e kontratës deri sa të përfundojë aktiviteti dhe më pas të vijojë normaliteti, përfundoi Elton Marini.