Vllaznia ka me shume shanse per te fituar neser ndaj Partizanit. Kete gje e ka deklaruar trajneri aktual i kombetares U17 dhe ish- futbollisti i kuqebluve Elvin Beqiri. Ai ka bere nje analize te hollesishme ecurise se deritanishme te ekipit shkodran dhe ka vleresuar menyren si eshte ndertuar dhe po punohet. Ish- mbrojtesi ne intervisten e dhene per “Panorama Sport” ka deklaruar:

– Vllaznia eshte e para pas shtate javesh kampionat. A ju ben pershtypje kjo ecuri e saj?

Te jem i sinqerte, nuk e kisha menduar nje ecuri te tille. Jo se nuk po punohej te Vllaznia, por e shikoja te veshtire qe nje ekip i ndertuar nga fillimi te kishte kete start. Ky fillim eshte shume optimist dhe te ben te besosh edhe per vazhdimesine.

– Deri ku mund te shkoje kjo skuader?

Eshte heret per te thene nje gje te tille pasi ka shume jave per t’u luajtur. Ky eshte vetem fillimi, por e thashe qe starti eshte i mbare dhe te le te besosh se mundesia per nje vend nderi ekziston. Vllaznia kuptohet qe perfitoi edhe nga nisja jo e mire e kampionatit nga Tirana, Kukesi, Laçi, Teuta apo ndoshta edhe Partizani. Vllaznia e shfrytezoi me se miri kete gje dhe eshte me merite ne krye te renditjes.

– Ne fakt edhe sezonin e kaluar pati nje nisje te mire por e perfundoi ate duke shkuar ne “play-out”. Mund te kete ndonje te perbashket me kete sezon?

Jo nuk e besoj sepse kete here e shoh krejt ndryshe skuadren, jo vetem ne rezultate por edhe me lojera te bukura. Nje ekip bindes me çdo kundershtar qe eshte perballur deri tani dhe ne krahasim me vjet, ndryshimi eshte i dukshem. Sezoni qe ne start ka nisur ndryshe. Ardhja e sponsorit, afrimet e bera nga stafi dhe per me teper mbeshtetja qe ka skuadra ne çdo drejtim, po bejne diferencen.

– Cila eshte forca me e madhe e kesaj skuadre?

Ajo qe shikoj eshte harmonizimi qe ka grupi. Te ndryshosh thuajse 70 per qind te ekipit dhe te krijosh nje skuader qe eshte e harmonizuar ne çdo drejtim, mendoj se eshte nje gje shume e madhe. Vllaznia nuk arrin vetem te fitoje, por bind edhe me loje dhe kjo eshte me pozitive.

– Sa ndihet dora e trajneri Brdariç?

Normalisht qe eshte dora e tij, por edhe e stafit qe eshte bashke me te, Plorit, Osjes e Lekiqit. Kane bere nje ansambel te mire dhe me stafin drejtues.

– Te dielen Vllaznia pret Partizanin, si e shikoni kete sfide?

Ndeshje te tilla te japin emocione. Perhere keto dy skuadra kane qene rivale historike per njera- tjetren. Kete here shikoj si favorite per te fituar Vllaznine. Me paraqitjet qe ka bere ne keto shtate jave, me kontigjentin e plote qe ka, e shoh me te favorizuar. Partizani ka nje grup me te limituar lojtaresh per shkak te penalizimit te merkatos se bllokuar.
Prandaj them qe Vllaznia ka me teper mundesi te marre 3 piket te dielen per vete situaten qe po kalon.


– Nje kampionat i ngjeshur, sa mund te ndikoje per vazhdimesine?

Nga çfare shikoj, Vllaznia eshte me e avantazhuar, nisur nga kontigjenti i plote qe ka. Kete e tregoi edhe ndeshja me Kastriotin, ku nuk u ndien aspak mungesat e 3 titullareve.