HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREElvin Beqiri shumë pranë emërimit në krye të një skuadre të kategorisë...

Elvin Beqiri shumë pranë emërimit në krye të një skuadre të kategorisë së parë

Tërbuni arriti një sukses të madh këtë sezon duke arritur të sigurojë ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe synimet janë më të larta për sezonin e ri të pukjanëve.

Disa ditë më parë, vetë faqja e klubit të Tërbunit njoftoi ndërprerjen e kontratës me trajneri Edmond Dalipi ku përkohësisht në vend të tij u vendos Viktor Gjoni, një emër i njohur në radhët e skuadrës pukjane.

Por, mësohet se Tërbuni ka arritur marrëveshjen me ish-mbrojtësin e Kombëtares Elvin Beqiri dhe shumë shpejt gjithçka do të bëhet zyrtare.

40-vjeçari me një karrierë të pasur në futboll me skuadra si Vllaznia, Makabi tel Aviv, Arsenal Kiev e Metalur Donjetks pritet të marrë drejtimin e skuadrës pukjane për të pretenduar elitën.

Beqiri aktualisht është pa punë pas një eksperience 2-vjeçare si trajner i Kombëtares së 17-vjeçarëve të Shqipërisë teksa ndërpreu bashkëpunimin në shkurt të këtij viti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments