Mesfushori i Partizanit, Jurgen Bardhi, do të niset ditën e premte drejt Turqisë, pasi ka arritur akordin me klubin e Boluspor. Në këtë skuadër aktivizohen dhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë, Gentian Selmani dhe Dejvi Bregu.

Akordi mes Bardhit dhe klubit turk është arritur para disa ditësh, ndërsa mesfushori ka vendosur që të qëndrojë dhe për dy ndeshjet kundër Bazelit dhe më pas të transferohet në Turqi.

Të enjten Partizani luan sfidën e kthimit kundër Bazelit në “Elbasan Arena”, sfidë që mund të quhet e fundit për Bardhin me fanellën e kuqe.

23-vjeçari aktivizohet prej shumë vitesh me ekipin e Partizanit, por aventura e tij në kryeqytet ka përfunduar. Në total Bardhi ka luajtur 206 ndeshje për Partizanin, ku ka shënuar 23 gola.