Tërbuni arriti një sukses të madh këtë sezon duke arritur të sigurojë ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe synimet janë më të larta për sezonin e ri të pukjanëve.

Disa ditë më parë, vetë faqja e klubit të Tërbunit njoftoi ndërprerjen e kontratës me trajneri Edmond Dalipi ku përkohësisht në vend të tij u vendos Viktor Gjoni, një emër i njohur në radhët e skuadrës pukjane.

Por, mësohet se Tërbuni ka arritur marrëveshjen me ish-mbrojtësin e Kombëtares Elvin Beqiri dhe shumë shpejt gjithçka do të bëhet zyrtare.

40-vjeçari me një karrierë të pasur në futboll me skuadra si Vllaznia, Makabi tel Aviv, Arsenal Kiev e Metalur Donjetks pritet të marrë drejtimin e skuadrës pukjane për të pretenduar elitën.

Beqiri aktualisht është pa punë pas një eksperience 2-vjeçare si trajner i Kombëtares së 17-vjeçarëve të Shqipërisë teksa ndërpreu bashkëpunimin në shkurt të këtij viti.