Vllaznia dhe Partizani kanë mbyllur me barazim pa gola kryendeshjen e kësaj jave në Superiore, në një sfidë me shumë emocione deri në sekondën e fundit.

Shkodranët e nisën ndeshjen me vrull dhe mund të përfitonin që në startin e sfidës me rastet që krijuan por edhe me kartonin e kuq të Maget pas vetëm 14 minutash.

E megjithatë, ishin të kuqtë që rrezikuan më shumë në vijimin e pjesës së parë, teksa krijuan raste dhe goditën edhe traversën me anë të Rrapajt,

Në pjesën e dytë ishte Vllaznia që mori thuajse plotësisht iniciativën por krijoi pak raste para portës.

Ato erdhën në fund të sfidës, me Qarrin e Hoxhën të cilët u treguan të vëmendshëm për të shmangur gola që mund të ndryshonin fatin e sfidës, duke vulosur rezultatin përfundimtar 0-0.