Profesor Përparim Kabo, prezent në studion e “Procesit Sportiv” në Top-Channel ka folur për gjendjen e Vllaznisë pas humbjes kundër Kukësit, duke deklaruar:

“Unë e respektoj shumë trajnerin Ernest Gjoka për punën që ka bërë, por them se Vllaznisë i duhet një trajner që njeh dialektin shkodran. Këtë nuk e them në kontekstin negativ, por substancial. Vllaznisë i duhet ndoshta Hafizi apo Luçi.

Cungu ishte trajner i Vllaznisë, por ka qenë në panik dhe i pasigurt. Vllaznia në fakt nuk ka qenë gjithmonë një klub që ka menduar të luajë “fair”.

Vetë Rudi Vata ka thënë se kur ishte trajner i Vllaznisë, drejtuesit e klubit në atë kohë hoqën mënajnë 100 mijë euro që do të ishin pagesa për të blerë gjyqtarët.

Unë dua të besoj se Vllaznia sezonin e shkuar ka mbijetuar për meritë sportive. Por do të jetë turp nëse ka shpëtuar me porosi nga FSHF-ja”, tha profesor Përparim Kabo.