Kampionati shqiptar mungon prej më shumë se një muajsh. Deri më tani nuk ka ende një vendim zyrtar se kur mund të rinisi futbolli I luajtur.

Ndërsa FSHF-ja dhe klubet janë në pritje të Qeverisë për të marrë dritën jeshile në mënyrë që të nisin stërvitjet e më pas kampionatin.

Pak minuta më parë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për disa lehtësime masash nga data 4 maj, por për sportin do të vazhdojnë të njëjta rregulla pasi konsiderohen me rrisk të lartë.

“Kufizimet për aktivitete sportive do të vazhdojnë të jenë njesojë. Grumbullimet me 5 persona kosiderohen me rrisk të lartë”./newsport/