Asgjë nuk është e thjeshtë dhe e lehtë kur bëhet fjalë për Real Madridin. Talenti i ri brazilian, Endrick, thuhet se është gati të kthehet në klub në fund të sezonit, por me një kusht që mund t’i ndryshojë plotësisht gjërat. Detajet ende nuk dihen, por nga burime spanjolle vijnë informacione se Endrick po kërkon largimin e njërit prej lojtarëve aktualë të ekipit të parë përpara se të veshë përsëri fanellën e bardhë.
Ylli i ri brazilian bëri përshtypje në paraqitjet e tij të para që kur iu bashkua Lyonit në formë huazimi dhe Madridi u pendua shpejt që e la të largohej, por mezi pret ta rikthejë në skuadrën e tyre gjatë verës. Megjithatë, vetë lojtari thuhet se nuk dëshiron të jetë pjesë e ekipit, të paktën jo derisa gjërat të “zgjidhen”. Thuhet se Endrick nuk dëshiron të jetojë me premtime boshe. Sulmuesi i ri brazilian e di shumë mirë se zhvillimi i tij varet nga minutat, jo vetëm nga lëvdatat. Prandaj, qëndrimi i tij për sezonin e ardhshëm është i vendosur: ai nuk do të qëndrojë te Real Madrid pa garanci dhe premtime të vërteta se do të luajë një rol të rëndësishëm.
Nuk bëhet fjalë për kërkimin e një pozicioni të përhershëm titullar ose për të luftuar në kushte të barabarta me yjet e vendosur. Endrick e kupton moshën dhe situatën e tij aktuale, por ai gjithashtu e di se futbolli nuk pret askënd. Ai beson se duhet të kthehet vetëm nëse largohen një ose dy sulmues. Emrat që u shfaqën në diskutimin e brendshëm janë Rodrygo dhe Gonzalo García. Qëndrimi i brazilianit është i thjeshtë: nëse ka largime lojtarësh në vijën sulmuese që zvogëlojnë konkurrencën, ai është gati të kthehet dhe të luftojë për një vend. Duke pasur parasysh se lojtarët standardë Viniicus dhe Mbappe janë të paprekshëm, Endrick beson se me qëndrimin e Rodrygo dhe Garcia, do të ishte çmenduri të shpresohej për minuta konkrete. /Sport Ekspres/


