Sukseset e sportisteve shkodrane neper bote shtohen çdo dite e me shume. I rradhes eshte ai i volejbollistes Angela Çoba e cila diten e djeshme eshte shpallur kampione e Europes duke perfaqesuar kombetaren italiane te 17 vjeçareve.

Angela eshte vajza e ish- volejbollistit te Vllaznise Gjon Çoba dhe prej dy vitesh eshte pjese e ekipeve kombetare te moshave te Italise. Ajo eshte vetem 16 vjeçe dhe kohet e fundit ka qene pjese e kombetares U17 e cila mori pjese ne finalet e Kampionatit Europian qe u zhvilluan ne HRADEC KRALOVE te Çekise.

Ne finale, Italia edhe me kontributin e Çobes ka arritur te fitoje me rezultatin 3-1 ((25-16, 23-25, 25-20, 25-22) ndaj kombetares turke duke bere te vetin kete trofe europian pas plot 21 vitesh.

Volejbollistja me origjine nga Shkodra ka qene pjese e rendesishme e skuadres italiane ne kete Europian, duke patur peshen e saj edhe ne ndeshjen finale dhe duke treguar me se miri se kemi te bejme me nje volejbolliste me shume te ardhme.

Karriera e Angela Çobes sapo ka nisur dhe ka nisur ne menyre e duhur, si Kampione Europe. Padyshim qe vazhdimi do t’i dhuroje edhe te tjere trofe te rendesishme, por suksesi i djeshem padyshim qe do te ngulitet gjate ne memorien e saj.
Gjergj KOLA