Teuta do të presë sot Inter Escalades, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” dhe është mjaft e rëndësishme për “Djemtë e Detit”. Lorenco Vila është mungesa e vetme e durrsakëve në këtë takim të rëndësishëm.

Anësori i linjës së djathtë pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje dhe për 1 muaj do të jetë jashtë fushave.

Megjithatë trajneri Edi Martini duket se ka alternativa e për këtë ka ideuar titullarët që do të zbresin në fushë.

Ndeshja Teuta – Inter Escalades do të luhet në orën 19:00, ndërsa formacioni pritet të jetë si më poshtë:

Frashëri; Todorovski – Hoxha – Arapi – Jackson; E.Vila – Aleksi; Gruda – Kallaku – Seferi; Gjorgiev.