Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Në ndeshjen që ka nisur në orën 16.00, ai ka patur përballë debutuesin e këtij kampionati, ekipin e Farka Volej. Ndonëse me djem të rinj, ky ekip ka arritur të rivalizojë jo pak në fushë dhe kjo duket qartë edhe në setet e ndeshjes. Vllaznia e ka fituar të parin me shifrat 25-19 ndërsa i dyti do të fitohej nga miqtë me të njëjtin rezultat. Por Vllaznia e fiton të tretin po 25-19 dhe në katërtin 25-18 duke mbyllur kështu gjithë ndeshjen në shifrat 3-1 dhe kampionati kësisoj nis me fitore për skuadrën e trajnerit Kalaja teksa thuhet se do jetë një kampionat me shumë pretendime për kuqeblutë megjithatë duhet pritur të shohim ecurinë e tij në javët e ardhshme.
Vllaznia- Farka Volej 3-1
25-19, 19-25, 25-19, 25-18)
Vllaznia: A. Miloti, R. Prela, Jukni, Qafarena, Taflaj, Drinazi, R. Kola, Qeraxhia, Çekini, K. Kola, Doniku, Tafa. Tr: Artan Kalaja
Farka Volej: Deliu, Koçi, Qepa, Mimani, Bajraktari, Metani, Vlacaj, Seferi, Jamllari, Bylyky, Palushi. Tr: Dritan Bardhi