Eneo Bitri shfaqet sërish si goleador, këtë herë në Finlandë kundër Kups.

Mbrojtësi i Astana shmangu humbjen e skuadrës së tij në shtesa.

Këtë herë beratasi ka realizuar me këmbë ndaj finlandezëve dhe me rezultatin 1-1 Astana ka në dorë kualifikimin në fazën play-off të Conference League.

Bitri javën e shkuar shënoi në portën e Aris Selanik, një gol që vlejti kualifikimin për Astana.