Pasditen e sotme eshte zyrtarizuar marreveshja e re me Vllaznine dhe mbrojtesi Enes Isufi rikthehet ne shtepi pas dy vitesh shtegtim ne Korçe dhe Gjirokaster. Me kete te fundit, pavaresisht perpjekjeve te bera, nuk ia ka dale ta mbaje skuadren ne Superlige dhe kuptohet qe ndjehet keq.

Megjithate 20 vjeçari shkodran ne lamtumiren qe i ka dhene skuadres gjirokastrite permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale, ka dashur te shprehe falenderimet per te gjithe pjestaret e saj te cilet e kane mbeshtetur dhe jo me kot ai u pat shnderruar ne nje pike referimi te saj, pavaresisht moshes se re.

Ja çfare shkruan Enes Isufi ne lamtumiren e tij:

“Pas nje viti te veshtire me plot ulje e ngritje, po mbyll sot aventuren time me ekipin e Luftetarit. Falenderoj te gjithe shoket e ekipit, trajneret, stafin, presidentin me te cilin ndava çdo te mire dhe te keqe.

Falenderoj dhe te gjithe tifozet e Luftetarit dhe qytetin e Gjirokastres per mbeshtetjen qe me dhane. Ndoshta nje dite rruget tona do te takohen perseri bashke dhe une jam shume i sigurte qe atehere une dhe Luftetari do te jemi shume here me te forte.Faleminderit Luftetari! Me respekt Enes Isufi 4”