Kombetarja U19 e Shqiperise nen drejtimin e trajnerit Armando Cungu ka zhvilluar sot grumbullimin e rradhes ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez.

Nga sa eshte bere e ditur nga vete Akademia Vllaznia permes faqes se saj zyrtare, pjese e ketij grumbullimi njeditor kane qene edhe 6 futbolliste te saj. 5 prej tyre kane qene ne dispozicion te stafit teknik nderkohe qe tjetri- Papaj, eshte ne fazen e rikuperimit. Ja çfare shkruhet ne faqen e Akademise Vllaznia ne lidhje me kete gje:

5 FUTBOLLISTË TË AKADEMISË VLLAZNIA TË GRUMBULLUR ME KOMBËTAREN U19

Ditën e sotme kombëtarja U19 ka zhvilluar grumbullimin e saj të rradhës dhe pjesë e tij kanë qenë edhe 5 futbollistët e Akademisë Vllaznia.

Bëhet fjalë për portierin Leonard Kaçaj, mbrojtësin Flori Spahija, mesfushorët Rejan Alivoda dhe Paolo Pjeshka dhe sulmuesin Antonio Delaj.

Pjesë e këtij grumbullimi duhej të ishte edhe mesfushori Enes Papaj por ai ka munguar ngaqë është në fazën e rikuperimit pas dëmtimit që ka kaluar së fundi.