Lindon Selahi, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me Vilemin II, në një miqësore që këta të fundit kanë zhvilluar ditën e sotme me Fejenordin.

Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes së sotme, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Selahi ndryshe nga herët e tjera, këtë herë është lënë jashtë listës së Kombëtares nga trajneri Edi Reja, për 3 ndeshjet që Shqipëria do të luajë këtë muaj, fillimisht me Andorrën ditën e sotme dhe më pas më Anglinë dhe San Marinon.

Kujtojmë se 22-vjeçari u huazua te Vilemi në merkaton e janarit, pasi te Tuente nuk po gjente shumë hapësira.