HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEni Imami braktis ‘Nëndetësen’, mbrojtësi: Destinacion i ri…

Eni Imami braktis ‘Nëndetësen’, mbrojtësi: Destinacion i ri…

Rruga e Eni Imamit me Dinamon është drejt fundit. Këtë gjë e paralajmëron vetë mbrojtësi kryeqytetas nëpërmjet rrjeteve sociale, që e bën çështje kohe zyrtarizimin diku tjetër.

Duke pozuar me menaxherin Mario Cenolli, Imami shkruan: “Destinacioni i ri po vjen”. Dhe pse Imamit i ka mbetur 1 vit tjetër nga kontrata që nënshkroi vetën e kaluar, gjithçka duket e mbyllur.

Dinamo nuk ja doli që të qëndrojë në Abissnet Superiore këtë sezon. Pas disa vitesh blutë e kryeqytetit siguruan ngjitjen, por aventura e tyre nuk zgjati shumë. Sezoni i dështuar i kryeqytetasve mund të ketë qenë arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit.

Ne kete menyre, mbrojtesi nuk e çon deri ne fund kontraten qe pat firmosur me Dinamon pas largimit nga Vllaznia dhe shume shpejt mind ta shohim ne nje skuader te re.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments