Eni Imami është rikthyer të luajë në një ndeshje me Dinamon pas 6 javësh. Qendërmbrojtësi pësoi një dëmtim disa javë më parë, ndërsa më pas u pezullua nga drejtuesit e klubit të cilët e dërguan të stërvitej me skuadrën e U19.
Siç duket palët kanë sheshuar mosmarrëveshjet dhe Imami është falur nga klubi dhe dje u aktivizua në sfidën që Dinamo luajti ndaj Laçit dhe u mposht me rezultatin 2-1.
Imami ka publikuar një foto nga ndeshja ndaj Laçit, ndërsa ka falenderuar zotin për këtë rikthim në fushë pas 6 javësh.
“Faleminderit zot, rikthim në fushë pas 6 javësh të gjata”, shkruan Imami. Kuptohet qe nje mungese e tille ne fushe, e ka bere ate te ndjehet jo mire, megjithate keshtu erdhen rrethanat dhe ish- mbrojtesi i Vllaznise u detyrua t’i pranonte ato.