Vllaznia eshte shpallur kampione e Shqiperise per moshat ne taekondo. Ne garat e zhvilluara ne sallen sportive “Fahrije Hoti” ne Tirane, sportistet e vegjel shkodrane kane zene vendin e pare ne renditjen ekipore, duke lene pas Studentin dhe Tiranen.

Ne kete kampionat, Vllaznia ka marre pjese me 41 sportiste nga te cilet 26 prej tyre jane ngjitur ne podium duke marre medalje ne peshat respektive. Nderkohe sportisja Menida Meta eshte shpallur sportistja me e mire teknike e kampionatit.

Ne kete kampionat kane marre pjese edhe tre arbitrat shkodrane dhe pikerisht Vlerar Bekteshii cili ka qene edhe kryegjyqtari i garave, Gramoz Hasa dhe Greta Çinarja.

Taekondistet e Vllaznise kane zene respektivisht 7 vende te para, 5 vende te dyta dhe 14 vende te treta dhe konkretisht si me poshte:

Femije A (mosha 10-11 vjeç)

1. Ergi Muçubegu -33 kg vend i 3-të

2. Alessandro Hoti +48 kg vend i 2-të

3. Edvin Brijashi -36 kg vend i 2-të

4. David Mitku -31 kg vend i 3-të

5. Suen Marku +48 kg vend i 3-të
6. Menida Meta -29 kg kampione (sportistja më e mirë teknike për femije).

Femije B (mosha 8-9 vjeç)

7. Enriko Aramalli -25 kg vend i 3-të

8. Bertan Celiku -31 kg kampion

9. Omer Bilani -25 kg kampion

10. Jozef Krypci +40 kg kampion

11. Alban Quka +40 kg vend i 2-të

12. Brion Lekaj -23 kg kampion

13. Alim Maho -23 kg vend i 3-të

14. Albion Murrizi -23 kg vend i 3-të

15. Franko Suka -33 kg vend i 2-të

16. Drini Shehu -36 kg vend 3-të

17. Reina Spatari -40 kg kampione

18. Amla Demushi -36 kg vend i 2-të

19. Ajla Bushati -40 kg vend i 3-të

20. Anasuz Bushati -36 kg vend i 3-të

21. Armona Qerimaj -23 kg vend i 3-të

Femije C (mosha 6-7 vjeç)

22. Polat Rreshketa -21kg vend i 3-të

23. Ores Sula -23 kg vend i 3-të

24. Omer Puka -27 kg vend i 3-të

25. Enia Okaj -21 kg vend i 2-të

26. Anja Dreni -25 kg kampione

Ky eshte padiskutim nje sukses qe vjen fale punes se shkelqyer te kryetrajnerit Elion Puka dhe stafit te tij te perbere nga Neriman Puka, Nejla Uruçi, Irsa Osmanagiq, Ajla Maho e Amina Batuni./SHKODRA-SPORT.COM/