Shqipëria U-21 arriti të fitonte me rezultatin 0-1 ndaj Kosovës në transfertë. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Çokaj që në pjesën e parë me kokë mposhti portierin kosovar.
Pas kësaj ndeshje foli edhe vetë Enis Cokaj ku tha se beson në kualifikim dhe falënderon kosovarët për mesazhin “Mirë se vini Vllëzër”.
“Ne do te shkojmë të japim maksimumin në Angli dhe besojmë të fitorja, me këtë grup qe ka Shqipëria, e meriton të jetë në evropian ose ne botëror.
Me atë shprehjen në hotel, “Mirë se vini vëllezër, na keni bërë të ndihemi mirë”, u shpreh Çokaj.
Shqipëri U-21 do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Anglisë në transfertë, ndërsa aktualisht renditet në vendin e 3-të me 14 pikë, ndërsa Austria me 15 pikë renditet në vendin e 2-të./newsport/