Te Vllaznia merkatoja në dalje ka nisur thuajse një javë më parë, teksa nga kuqeblutë janë larguar lojtarët që nuk janë në planet e trajnerit Qatip Osmani. Darko Dodev është njëri prej tyre, i cili ka ndërprerë kontratën me shkodranët.

Sulmuesi 25-vjeçar nuk i bindi dot drejtuesit në këtë pjesë të parë të sezonti dhe vendosi që të largohet. Dodev ka gjetu menjëherë skuadrën e re.

Maqedonasi do të vazhdojë kështu karrierën te Shkupi, skuadër ku ka firmosur për pjesën tjetër të sezonit.

Kujtojmë se 25-vjeçari ia doli që vetëm në nnjë ndeshje të luante si titullar me fanelën e Vllaznisë, duke mos lënë asnjë gjurmë në kampionatin shqiptar./newsport/