Futbollisti koplikas Enis Çokaj u shpall më i miri i javës në kampionatin kroat. Mesfushori i Lokomotiva Zagreb u vlerësua me notën 9 nga faqja e njohur Sofa Score ku ishte në qendër në reshtimin 3-4-3.

Paraqitja e shqiptarit në fitoren 2–1 me Hrvatski Dragovoljac në xhiron e 21-të. Çokaj dha krosimin për golin e barazimit të Lokomotiva që edhe pse nuk ka rezultatet e sezoneve të kaluar, po përmirësohet me kalimin e javëve.

22-vjeçari pati edhe një mundësi të mirë shënimi në pjesën e dytë, por goditja e tij standarde u grushtua nga portieri. Enis Çokaj i cili është edhe pjesë e Kombëtares po luan sezonin e tretë në Kroaci.

Fakti qe ka qene lojtari i vleresuar me noten me te larte nga gjithe te tjeret, eshte treguesi me i mire i formes se shkelqyer qe po kalon Çokaj. Nje lojtar i cili çdo vit e me shume po tregon se shnderrohet ne protagonist per kete ekip.