Erald Çinari vijon të kalojë një formë të shkëlqyer në Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi shkodran ka gjetur sërish rrjetën ditën e sotme në javën e 7-të të kampionatit në vendin fqinj.

Shkëndija e Tetovës fitoi me rezultatin minimal ndaj Makedonija GP, falë golit të shënuar nga mëngjërashi. Shifrat ishin të mbërthyera në rezultatin 0-0 deri në minutën e 59-të të ndeshjes.

Në atë moment do ishte Çinari që me goditjet e tij të zakonshme me të majtën do mposhte portierin mik. Duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke i dhënë fitoren 1-0 kuqezinjëve tetovarë. Ky ishte goli i dytë për 26-vjeçarin këtë sezon.

Duke qenë kështu lojtari kryesor dhe lideri i skuadrës së Shkëndijës. Tetovarët kryesojnë me 16 pikë pas 7 javëve të para. Duke qenë kështu favoritët kryesorë për fitimin e kampionatit në Maqedoninë e Veriut deri në këto momente./SHKODRA-SPORT.COM/