Në kampionatin e futbollit në Maqedoninë e Veriut po luhet aktualisht java e 3-të e kampionatit. Nga skuadrat që luan sot, që në fakt për ta është java e dytë në aktivitet është Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë po luajnë aktualisht në këto momente në transfertë kundër Tikves.
Në fraksionin e parë të lojës tetovarët kanë triumfuar me rezultatin 1-2. Ku protagonist si zakonisht për kuqezinjtë ka qenë Erald Çinari. Ish-futbollisti i Vllaznisë ka shënuar në minutën e 24-të të takimit. Ku pas një aksioni të nisur nga ai vetë, me një goditje flutrimthi në diagonale ka arritur të shënojë.
Ky ishte goli i parë këtë sezon për 26-vjeçarin, që vjen kështu që në javën e dytë të kampionatit për të. Çinari që prej kalimit në janar tek Shkëndija është shndërruar në liderin e kësaj skuadre.
Duke shënuar dhe asistuar për ekipin në vazhdimësi. Formë të cilën duket se po e ruan edhe në sezonin e ri që sapo ka nisur./SHKODRA-SPORT.COM/
Po ashtu në golin e dytë të shënuar nga Elezi në minutën e 37-të ishte Çinari i cili organizoi kundërsulmin. Aksion që nxorri të vetëm para porte numrin 9-të të Shkëndijës.
Me skuadrën nga Tetova kujtojmë se aktivizohet edhe ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili. I cili po ashtu është një titullar fiks i skuadrës ku u transferua në këtë merkato verore.