Ndonëse ende nuk dihet se kur do të debutojë me Vllazninë për shkak të rikuperimit që vazhdon, Abdurrahman Fangaj vazhdon të konsiderohet si lojtari me vlerën më të madhe në treg, nga të gjithë pjestarët e Vllaznisë. Ai vlerësohet plot 300 mijë euro.

ëebsite i njohur “transfermarkt” ka bërë së fundi përditësimet e reja të janarit për vlerën e secilit futbollist dhe mbrojtësi i cili i është bashkuar këtë sezon kuqebluve pas 5 vitesh të suksesshme tek Laçi, vlerësohet si më i shtrenjti aktualisht tek Vllaznia.

Pas tij vijnë katër lojtarë që vlerësohen në treg me shumën 250 mijë euro dhe këtu bëhet fjalë për Aleksandar Isaevski, Ardit Krymi, Herald Marku dhe Ardit Hoxhaj.

Lista vijon me kapitenin Gurishta që vlerësohet me 225 mijë euro dhe po kaq edhe Eni Imami si dhe mesfushori malazez i ardhur së fundi nga merkatoja, Milos Kaleziç.

Pak më poshtë vlerësohen portieri Bojan Zogoviç, Mevlan Adili, Dajan Shehi, Fjoart Jonuzi, Arsid Kruja si dhe mesfushori togolez i ardhur së fundi Elom Nyavedji./SHKODRA-SPORT.COM/