Apolonia është skuadra që në Superiore ka ecur mjaft mirë, e madje është duke bërë garë të ndershme, në shtëpi por edhe në transferta duke dhënë maksimumin me mundësitë e veta. Por përpos kësaj, Apolonia ka ndezur “llambën” e kuqe.

Humbja e fundit 0-1 me Laçin i ka ndërgjegjësuar edhe vetë fierakët se shpresat e mbijetesës tanimë janë shuar dhe kjo skuadër do t’i japë “lamtumirën” Superiores pas vetëm një sezoni pjesëmarrjeje.

Në ndeshjne e radhës me skuadrën e Kukësit, Apolonia do të jetë e plotë, e madje trajneri Fabrizio Kamarata, si rrallë herë do të ketë mundësinë që të zgjedhë një 11-she efikase për të synuar ndaj Kukësit pse jo një rezultat pozitiv…