Dinamo që siguroi ngjitjen në elitë në fundjavën e shkuar duket se ka nisur që të mendojë për organizimin e sezonit të ardhshëm dhe nga sa bëhet e ditur, kanë dalë në skenë disa opsione trajnerësh. Sigurisht që më farë pankinës së bluve janë Bledi Shkëmbi dhe Shpëtim Duro, ndonëse nën zë kanë dal edhe përgënjeshtrime…

Por, “Vipsport.al” ka mësuar se një vlonjat ka qenë alternativë për stolin e skuadrës së Dinamos dhe bëhet fjalë për Gent Mezanin, që ka drejtuar Flamurtarin, Laçin e Luftëtarin si dhe për dy sezone Gjilanin në Kosovë duke e mbajtur në nivel pretendenti, e madje duke e çuar për herë të parë edhe në Kupat e Europës në sezonin e shkuar.

Ndaj edhe pritet që këto ditë të jenë mjaft intensive për blutë që tashmë janë të përqendruar te sfida e fundit me Burrelin, por më shumë edhe te finalja me Egnatian si dhe ndërtimi i skuadrës së sezonit të ardhshëm në elitë, ku janë donatorët e bluve, ata të cilët kanë nisur nga puna furishëm për një skuadër sa më cilësorë dhe me ambicie sigurisht, për ta ringritur emrin e Dinamos aty ku i takon…