Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Kukësit, në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, përpara mediave është shfaqur trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili ka analizuar këtë takim për bardheblutë nga kryeqyteti:

Tirana dhe ecuria – “Kjo është ndeshja e parë e fazës së dytë pra janë luajtur 9 ndeshje. Skuadra ka filluar të njohin njëri tjetrin dhe çdo skuadër ka pritshmëritë e veta dhe pritshmëritë tona mund t’i kishim disi më mirë duke iu referuar këtyre 2-3 ndeshjeve të fundit por do të mundohemi që këtë fazë të dytë ta nisim me maksimumin e pikëve.”

Përgatitja taktike – “Ka vështirësitë e veta. Na janë bashkuar tani në fund. Nga ana tekniko-taktike duhet t’jua shpjegosh për të dytën herë por është diçka që e kemi bërë disa herë dhe lojtarët e kanë të qartë çfarë pritet nga ata.”

Gjendja e futbollistëve – “Përballjet vijnë e bëhen më të vështira. Ka pasur ecuri të mirë, ka elementë të rrezikshëm. Ka qenë gjithmonë përballje mes dy pretendentëve. Na rikthehen shumë lojtarë në këtë ndeshje, Limaj, Najdovski, Toshevski. Patrik ka gjendjen e mirë, Deliu ka lënë pas dëmtimin. Skuadra është e gatshme.”

Kukësi një “mace e zezë” – “‘Mace e zezë’ ka kuptimin që ti nuk fiton dot me ta dhe humbet. Ne kemi fituar me sa kam unë memorie, në të parëm dolëm barazim ndaj nuk besoj se mund ta quajmë mace e zezë.”, përfundoi Orges Shehi.