Rezultatet e fundit te Vllaznise kane krijuar mundesine qe te kete shume diskutime ne lidhje me ate se çfare po ndodh tek kjo skuader. Ka zera per prishje harmonie ne rradhet e saj, ka diskutime per prishje te raporteve mes futbollisteve dhe stafit teknik, por ne fakt nese do shihje sot seancen stervitore te sotme te kuqebluve konstaton tjeter gje.
Ne rradhet e saj ka nje atmosfere shume pozitive dhe duket e çuditshme pershtypja e krijuar per mosmarreveshje apo raporte te prishura ne skuader.
Pikerisht per te gjitha keto arsye, ndoshta eshte momenti qe Erdenis Gurishta te tregohet vertete “kapiten” i skuadres. Ai duhet te marre frenat ne dore dhe te tregoje se nuk ka ndryshuar asgje dhe objektivi e qellimi eshte i njejte, si ai i javeve me pare.
Gurishta duhet ta beje kete sepse ne rradhe te pare eshte shkodran dhe ka me shume pergjegjesi ne nje skuader me perberje konglomerate. Ne rradhe te dyte sepse shiriti i kapitenit per kete i eshte besuar, jo thjesht per te mbajtur shiritin ne krah, por qe zeri i tij te degjohet.
Vllaznia nuk duhet ta çoje dem kete sezon te shkelqyer qe ka bere deri tani dhe prandja Gurishta e te gjithe te tjeret duhet te tregojne karakterin e duhur ne fushen e lojes, por edhe jashte saj./SHKODRA-SPORT.COM/