Kampionati kombëtar i basketbollit për të reja po shkon drejt fundit tashmë dhe sot e nesër do të luhet edhe faza finale e tij e cila do të përcaktojë edhe ekipin kampion të këtij sezoni.

Në gjysmëfinale kanë dalë katër ekipet më të mira të vendit dhe pikërisht Vllaznia, The Roses, Superior Basket dhe Flamurtari.
Sipas shortit, Vllaznia do të ndeshet në gjysmëfinale me Flamurtarin dhe ndeshja do të zhvillohet sot në orën 11.00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo në mes Superior Basket dhe The Roses.

Dy ekipet fituese të këtyre ndeshjeve, do të përballen me njëra- tjetrën nesër në orën 11.00 në finale për të përcaktuar edhe ekipin kampion të sezonit 2018-2019.

Vllaznia është kampione në fuqi sepse sezonin e kaluar mundi në finalen e luajtur në Shkodër ekipin e Përmetit The Roses.Edhe sivjet ajo pretendon të fitojë sërish titullin.

Trajnerët Xhuli Shestani dhe Renato Radoja janë të bindur se me përbërjen që ka ekipi dhe punën që kanë bërë në stërvitje, do të jenë sërish fitimtar ndaj kundërshtarëve të tyre.
© shkodrasport.com