Këtë fundjavë do të nisin ndeshjet e turit çerekfinal në kampionatin kombëtar të volejbollit për të reja. Tetë skuadrat e kualifikuar nga ndeshjet në grupe, janë ndarë tashmë në dy grupe të tjera me nga katër skuadra secila.

Ndër skuadrat e kualifikuara është edhe ajo e Vllaznisë e cila do të ndeshet në grupin D, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në Durrës dhe kundërshtare të saj do të jenë Flamurtari 1, Skënderbeu dhe Tirana 2.

Ndeshja e parë do të jetë ajo e së shtunës ndaj Tirana 2, ndërsa një ditë më pas do të luajë dy ndeshet e tjera, fillimisht me Flamurtari 1 dhe më pas me Skënderbeun.

Në turin gjysmëfinal do të kualifikohen dy ekipet e para të secilit grup dhe padyshim që Vllaznia jo vetëm synon këtë gjë por edhe të fitojë titullin kampion i cili do të jetë i katërti rradhazi për të.

Gjendja e ekipit duket e mirë dhe trajnerja Ana Gjelaj ka besim tek suksesi edhe i sivjetëm ndonëse konkurrenca është shtuar gjithnjë e më shumë.
© shkodrasport.com