Kohe pushimesh dhe jo vetem per kapitenin e Vllaznise Erdenis Gurishta. Ai diten e sotme ka zyrtarizuar lidhjen me njeriun e zemres duke shpallur fejesen.

Numri 2 i kuqebluve ne fakt edhe ne nje interviste per “Shkodra Sport” nje muaj me pare e pat pranuar lidhjen me kete vajze qe e dashuron prej kohesh dhe sot nderkohe ka ardhur edhe momenti i vendosjes se unazes ne gisht.

Fejese kjo qe vjen ne momentin me te mire te karrieres sportive te tij. Vetem pak kohe me pare, ishte njeriu qe ngriti lart trofeun e Kupes se Shqiperise me Vllaznine, skuadren e tij te zemres.

Ndersa sot ngre nje tjeter “trofe”: Unazen e fejeses! Me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” bashkohet me urimet e shumta qe Erdenis Gurishta ka marre duke i thene: U trashegofsh kapiten!