Eros Grezda nuk është më një lojtar i Partizanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq me një postim në rrjete sociale ku njofton publikun e gjerë për ndarjen e bashkëpunimit mes tyre.
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe”, shkruan Partizani.
Eros Grezda erdhi me shumë bujë në merkaton e verës, por me fanellën e Partizanit luajti vetëm 17 ndeshje duke shënuar edhe 1 gol në kualifikueset europiane./newsport/