rajneri i Turqisë Senol Gunes mbeti i kënaqur nga fitorja e skuadrës së tij ndaj Shqipërisë në Shkodër. Ai theksoi për “Supersport” se lojtarët kuqezi dukeshin nervozë në fushë.
“A ishte rezultat i drejtë?Ekipi e kërkoi më shumë fitoren se ata. Ishte ndeshje e egër. Pas golit të parë, e menaxhuam më mirë takimin.
A mbetet Shqipëria kundërshtar i fortë për kualifikim? Shqipëria ka lojtarë të mirë, por pashë që ishin të stresuar dhe të tendosur. Do të jenë rival i fortë për të tjerët”, përfundoi strategu turk.