Gjeografia e futbollisteve shkodrane mund te zgjerohet edhe me shume, si jashte ashtu edhe brenda Shqiperise. Diten e djeshme, Behar Ramadani i ka dhene perfundimisht lamtumiren Luftetarit dhe Gjirokastres sepse firmosi me skuadren e qytetit te lindjes- Vllaznine.

Por gjirokastritet duket se nuk kane deshire te mbesin pa nje shkodran ne rradhet e tyre. Keshtu, nga dita e djeshme ne stervitje me ekipin eshte bashkuar edhe mbrojtesi Ergi Borshi.

Ai ka qene pjese e Vllaznise sezonin e kaluar por tashme i ka perfunduar kontrata dhe eshte vene ne kerkim te nje ekipi te ri. 24 vjeçari eshte vene nen urdherat e trajnerit Dalipi dhe ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kontraten dhe detaje te tjera te saj.

Tek Luftetari nderkohe eshte edhe nje tjeter ish- futbollist i Vllaznise: Mbrojtesi Armenis Kukaj. Shtatelarti eshte nen kontrate me gjirokastritet dhe po punon me shume intensitet per te kapur formen e duhur sportive me te cilet te perballoje si duhet sezonin e ri futbollistik.
www.shkodrasport.com