Erion Braçe, zv.Kryeminsitri i Shqipërisë foli për fubollin shqiptar në këto momente të vështira ekonomike. Qeveria nuk do e ndihmoi klubet dhe lojtarët në këtë krizë që ka ardhur për shkak të pandemisë së Covid-19. I ftuar në “Top-Channel”, Braçe akuzon presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

“Se beson asnjë që ekipet e Superligës janë me sponsora. 3 burimet që janë cënuar dhe që referohet FSHF-ja janë gënjeshtra. Jemi në ditët e qametit kur të vërtetat dalin në shesh dhe futbolli në Shqipëri nuk ka ekonomi.

Klubet shqiptare nuk duhet të jenë në vartësi të Bashkive, por të privatit. Duhet të ketë rezerva nga klubet që duhen për këto situata. Tani nuk mund të dal dhe të them, por unë kërkoja rregulla nga FSHF-ja, më thoshin që Qeveria po ndërhyn në punën tonë.

Po tani që Qeveria kërkon lekë nga ne a quhet ndërhyrje dhe cënim?. FSHF-ja nuk është institucion pa para dhe ta dinë të gjithë. Po bën një investim që kushton 8 milionë euro dhe e mbani mend batutën me Ceferin për ato zyra. Zotëria që është në krye të Federatës e di shumë mirë si menaxhohen paratë. Tani të menaxhojë shtëpinë e tij”, u shpreh Braçe./newsport/