Erjon Bogdani, në intervistën e tij për “News24’, foli dhe për projektin e tij të ri, negociatat që po bën me një klub në Serie A. Ish sulmuesi i Kombëtares, si një njohës perfekt i futbollit në Itali, foli dhe për favoritet për të fituar titullin në Serie A.
Bogdani në analizën e tij, theksoi se fitorja e Milan në derbi i ka ndryshuar pak balancat por sërish favorit në sytë e tij mbetet Inter. Bogu tregoi dhe ekipin që duhet pasur kujdes, pasi janari pati jo pak ndikim.
Kthimi në pankinë – “Unë shpresoj e faktikisht jam në bisedime dhe këtu me Salernitanën se kanë ndryshuar shumë gjëra, ka ndryshuar presidenti e drejtori sportiv, jam në bisedime dhe shpresoj të gjej veten sa më shpejt.
E rëndësishme është jo të kthehem shpejt, por të fokusohem te projekti, mendoj për një projekt të mirë e afatgjatë. Do e gjeja aty më mirë veten time. Jam në bisedime që të jem sa më shpejt afër botës së futbollit se aty ka qenë pasioni im gjithë jetën dhe jam i dashuruar me futbollin”.(BalkanWeb)