Kategorinë Superiore nuk e zë vendi. Kur janë luajtur 28 javë kampionat, u largua edhe trajneri i 14-të. Deri para pandemisë ishin 13, por me Mirsad Jonuzin numri u shtua.

Vetëm Skënderbeu dhe Bylisi janë skuadrat më të qëndrueshme, pasi vazhdojnë të rezistojnë fort në stol Ilir Daja me Veljko Dovedan kur ka hyrë faza e katërt.

Luftëtari është për rekord, pasi ka hequr 4 trajnerë (Dalipin, Duron, Marantasin e Çoçllin).

Tirana, Partizani dhe Flamurtari kanë ndërruar nga 2, konkretisht Mema e Ahmataj te bardheblutë, Lerda e Kalari te “demat”, Sadedini e Birçe te vlonjatët. Laçi dhe Teuta kanë hequr vetëm nga 1, Starova dhe Shkëmbi.