Optimizëm në kampin shkodran në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, asaj ndaj Teutës që do të luhet në “Loro Boriçi”. Pas administratorit Lici e trajnerit Dedja, besimin për kualifikim e ka shprehur edhe kapiteni Gilman Lika.

Në prononcimin e tij për mediat një ditë para ndeshjes, pikësëpari mesfushori i kuqebluve është ndalur tek humbja e fundit me Teutën duke deklaruara se skuadra ka nxjerrë mësimet e duhura nga ai takim.

“Nuk është momenti për të folur për të ardhmen, vetëm duhet të reagojmë ndryshe nga ndeshja në Laç. Nuk luajtëm keq, shënuam dy herë dhe krijuam 3-4 raste të pastra për gol në një fushë shumë të vështirë. Pesë golat e pësuar janë skandaloze”- ka thene ai.

Ndërkohë duke u ndalur konkretisht tek sfida me Teutën, Lika është shprehur se Vllaznia duhet të besojë tek kualifikimi sepse nuk ka asgjë më pak sesa kundërshtari, madje ka deklaruar se ekipi shkodran është më i mirë se ai durrsak.

“Dihet që është një ndeshje e vështirë, Teuta është ekip I mirë dhe duhet vlerësuar. Kemi pretendimet tona për fitore.

Trajneri I ri? E kemi pritur mirë pasi dihet kontribti që trajneri ka dhënë për Vllazninë, sigurisht që ka respektin tim, tonin dhe të gjithë Shkodrës. Duhet të kemi rezultate të mira dhe të kenaqin qytetin.

Fundi I karrierës? Jam lodhur me këtë pjesë sepse njerëzit kanë mbetur duke më thënë vazhdimisht këtë. Në futboll sot nuk ka moshë, por nëse je apo jo në fushë.

Kupa? Çdo ekip ka pretendimet e veta, Teuta gjithashtu. Ne duam Kupën, besoj se kemi ekip më të mirë se Durrësi. Nuk kam qejf të bëj batuta me Edi Martinin. Ka detyrë profesionale të bëjë detyrën e tij. Nuk I trembemi askuj edhe këtë vit kemi treguar se jemi të barabartë.

Ju e shikoni vet se renditja e këtij viti të lejon çdo gjë.Ti je afër me Europën por edhe me play-out sepse pikët të lejojnë. Nëse japim maksimumin dhe jemi të përqëndruar mund t’ia dalim, jo si në ndeshjen me Laçin.

Dy fronte? Kemi forcë. Ekipi ka mangësi në përgatitjet fizike, me kalimin e ditëve çdo lojtar do jetë më mirë nga ky aspekt. Të fitojmë për prodesiorin e ri, për vete dhe për Shkodrën@- ka thene Lika.

Ndeshja Vllaznia- Teuta luhet të enjten në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndërkohë që ajo e kthimit që do të nxjerrë edhe skuadrën gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, do të luhet pas dy javësh në Durrës.