Shqipëria pësoi një humbje të thellë 5-0 nga Anglia dy ditë më parë. Kuqezinjtë bën një paraqitje skandaloze duke pësuar 5 gola për 45 minuta. I ftuar në emisionin “Skaner” trajneri Ernest Gjoka ka komentuar ndeshjen e Shqipërisë, ndërsa ka kritikuar zv.trajnerët Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku.
Që të dy flasin pothuajse gjithmonë 30 minuta para ndeshjes, ndërsa Bulku u shpreh se stafi i kishte marrë masat sesi do të ndalonte sulmet e Anglisë dhe të gjithë do ta shikonin gjatë ndeshjes. Kuqezinjtë jo vetëm që nuk i ndalën sulmet e Kombëtares angleze, por u shpërfytyruan që në 45 minutat e para.
“Të gjithë thonë se humbja ishte skandaloze. Ne duhet ta dimë pse ta bëjmë këtë kritikë. Reagimi për humbjen 5-0 është i tmerrshëm! Pësimi i golave nga goditjet standarde është një sëmundje në Kombëtare.
Nuk arrij dot të kuptoj diçka. 30 minuta para ndeshjes, dalin dhe flasin para mediave pjestarë të stafit. Si mund të dalë një pjestar i stafit dhe të thotë shikoni si do e bllokojmë këtë apo atë”, u shpreh Gjoka./newsport/